Vllaznia ndalet me një barazim 1-1 ndaj Flamurtarit

Shtyp

Kuqeblutë nuk arrijnë të marrin fitoren as në ndeshjen e dytë të këtij kampionati të luajtur në Shkodër. Në përballjen ndaj Flamurtarit, është fiksuar rezultati 1-1 në fund të 90 minutave. Ka qenë një ndeshje e kontrolluar përgjithësisht nga shkodranët që e nisën mirë atë por në minutën e 17-të, pas një gabimi në vendosje të mbrojtjes, Bushiç do të kalonte në avantazh vlonjatët. Vllaznia reagon, krijon disa raste ku ai më i pastri është ai i Çinarit në '40 por ai nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Ndërkohë në minutat shtesë të pjesës së parë, Marku do të pengohej në mënyrë të parregullt nga një lojtar i Flamurtarit në hyrje të zonës dhe arbitri Sokoli akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Gocaj do të ishte i saktë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë ka qenë sërish ekipi shkodran që ka krijuar më shumë volum loje dhe njëkohësisht edhe më shumë raste megjithatë gol tjetër nuk ka patur. Përfundimisht barazim 1-1 dhe dy ekipet ndajnë nga një pikë megjithatë më shumë nga ky rezultat është penalizuar Vllaznia që mbetet në kuotën e 5 pikëve pas 5 javësh kampionat.
© shkodrasport.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com