Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 20 46
2 FL 20 35
3 KU 20 32
4 LA 20 30
5 KA 20 29
6 PA 20 28
7 LU 20 27
8 VL 20 21
9 TE 20 17
10 LU 20 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3750
mod_vvisit_counterDje7988
mod_vvisit_counterKete jave42228
mod_vvisit_counterTe gjitha6579986

Gjoka: Ndaj Tiranës në fushë për të kërkuar gjithçka

Shtyp pdf

Humbjet e fundit nuk kanë krijuar një situatë të mirë tek Vllaznia megjithatë trajneri i saj Ernest Gjoka është i mendimit se skuadra ka forca për të dalë nga kjo situatë. Duke u ndalur konkretisht tek takimi i nesërm ndaj Tiranës për kupë, pavarësisht rezultatit jo shumë të favorshëm të arritur në ndeshjen e parë, numri 1 i pankinës shkodrane është i mendimit se duhet tentuar përmbysja dhe kualifikimi për në turin tjetër të këtij kompeticioni.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

"Vllaznia B" nuk arrin të marrë fitoren e katërt rradhazi

Shtyp pdf

Vllaznia B nuk ia del te marre fitoren e katert rradhazi ne kampionat. Ajo eshte mundur 0-1 ne "Reshit Rusi" nga Egnatia. Pjesa e dyte nis me nje zevendesim per shkodranet. Erkoçeviq i le vendin Kapaklijes ne mesfushe. Loja do te jete e barabarte per te dy ekipet qe nuk rrezikojne shume, ndoshta duke ruajtur njera- tjetres.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia U-17 fiton 4-1 ndaj Internacional. është e vetme në vendin e parë

Shtyp pdf

Gabimi i javës së kaluar ndaj Kukësit është bërë mësim nga futbollistët e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia të cilët në ndeshjen e rradhës ndaj rivalit të tyre kryesor, ekipit Internacional të Tiranës kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur dhe kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1. Ndeshja është dominuar nga kuqeblutë e trajnerit Zhejani të cilët kanë treguar një nivel të lartë futbolli.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Kuqeblutë nuk ia dalin as në Vlorë. Humbasin 0-2 ndaj Flamurtarit

Shtyp pdf

Vllaznia nuk ia ka dalë të marrë pikë as në ndeshjen e javës së 14-të, atë të luajtur pasditen e së shtunës në Vlorë ndaj Flamurtarit. Kanë qenë vendasit ata të cilët kanë fituar me rezultatin 2-0. Takimi ka nisur me gol për ta. Që në minutën e 8-të, Musta ka kaluar në avantazh vlonjatët dhe padyshim që ky gol do të ndikonte në ecurinë e mëtejshme të lojës.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Trajneri Gjoka: Vllaznia ka nevojë për më shumë mbështetje

Shtyp pdf

Nesër Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës në Vlorë ndaj Flamurtarit. Një sfidë padyshim e vështirë megjithatë trajneri Ernest Gjoka është i bindur se nëse skuadra reagon ashtu si duhet, ajo nuk do dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë për gazetarët në konferencën e sotme për shtyp.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Hap i gabuar i Vllaznisë. Humbet 1-2 ndaj Laçit

Shtyp pdf

Ndeshja e javës së 13-të të Superligës,ajo në mes Vllaznisë dhe Laçit, nuk ka shkuar në mënyrën e duhur për ekipin shkodran. Ndonëse takimi ka filluar ashtu si duhet, duke shënuar shumë shpejt, që në minutat e para me anë të Hasanit, futbollistët shkodranë nuk arritën ta administrojnë siç duhet këtë avantazh dhe në fundin e pjesës së parë, janë ndëshkuar me një 11-metërsh i cili u kthye në gol nga Reginaldo për laçianët.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vucaj dhe Hasani optimistë. Fitojmë edhe ndaj Laçit

Shtyp pdf

Takimi i së dielës është shumë i rëndësishëm për Vllazninë dhe për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat. Por dy mesfushorët e saj, Erjon Vucaj dhe Edon Hasani, në konferencën e sotme për shtyp, kanë shprehur optimizmin e tyre për kalimin me sukses edhe të këtij takimi. I pari që ka folur ka qenë Vucaj.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia humbet 0-2 ndeshjen parë të Kupës ndaj Tiranës

Shtyp pdf

Skuadra shkodrane ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, atë të luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin "Selman Stërmasi" ndaj Tiranës me shifrat 0-2. Kuqeblutë kishin disa mungesa në këtë ndeshje megjithatë 45 minutat e para kanë qenë thuajse të barabarta për të dy ekipet.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Gocaj: Vllaznia ka objektiv kalimin e Tiranës në Kupë

Shtyp pdf

Situata në kampin shkodran tashmë duket më e qetë. Dy rezultatet e fundit u kanë dhënë mundësinë kuqebluve të buzëqeshin më në fund dhe njëkohësisht të mendojnë për t'i kaluar me sukses edhe sfidat e ardhshme. Në prag është takimi me Tiranën për kupë dhe e gjithë vëmendja është e përqendruar aty. Megjithatë, njëri prej titullarëve të Vllaznisë, mbrojtësi Olsi Gocaj, në një prononcim të sotëm së pari ndalet tek dy fitoret e fundit për të cilat thotë:

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al