Djepaxhia, gol trepikësh për "Vllazninë B" ndaj Erzenit

Shtyp

Premtimi i trajnerit Ervis Kraja para ndeshjes për një fitore të mundshme në takimin e sotëm ndaj Erzenit, është realizuar. Goli i mesfushorit Ari Djepaxhia në minutën e 67-të ka qenë shumë i rëndësishëm sepse i ka dhënë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit shkodran. Vllaznia B ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndonëse në rradhët e saj nuk ka patur asnjë lojtar të ekipit të parë. Ata që kanë qenë në fushë janë munduar të japin më të mirën e tyre dhe pavarësisht rasteve të krijuara që në pjesën e parë, goli i shumëpritur do të shënohej vetëm në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Vllaznia B është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke qenë tashmë në vendin e shtatë në renditje.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com