Klubi Vllaznia urime dhe drekë festive për ekipin U-19 fitues të Kupës

Shtyp

Suksesi i djeshëm i ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia që fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë, padyshim që është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë drejtuesit e klubit. Natyrisht që në pamje të parë ky sukses i këtyre djemve dhe trajnerëve të tyre u sfumua pak në opinionin sportiv nga incidenti i ndodhur me trajnerin Gjoka, por në fakt nuk mund të kalonte krejt në heshtje.

Klubi Vllaznia përveç urimeve për këtë sukses të arritur, mesditën e sotme ka shtruar një drekë festive për të gjithë pjestarët e këtij ekipi. Natyrisht që e meritojnë. Ky është minimumi që mund të bëjmë për këtë brez të talentuar futbollistësh megjithatë këshilla jonë për ta është të vazhdojnë në këtë rrugë.
© vllaznia.al

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com