Mbyllen punimet e Asamblesë. Miraton buxhetin e vitit 2018 për KF Vllaznia sh.a

Shtyp

Ajo çfarë nuk u arrit të miratohej në mbledhjen e kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të Klubit të Futbollit Vllaznia, pikërisht buxheti i këtij klubi për vitin 2018, është miratuar sot. Mbledhja e datës 30 janar e cila nuk shkoi deri në fund për shkak të mungesës së numrit të duhur të anëtarëve, ka vijuar ditën e sotme me diskutimet e pikës së tretë. Nuk kane munguar as diskutimet e ndryshme te keshilltareve por me pas është kaluar në votim teksa nga 30 këshilltarë të pranishëm, kanë votuar pro 28 dhe kundër 2.  Ne kete menyre eshte miratuar buxheti i vitit 2018 per KF Vllaznia, buxhet qe padyshim do te ndikoje ne nje ecuri te mire te tij.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com