Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 34 72
2 KU 34 62
3 LU 34 53
4 PA 34 50
5 LA 34 50
6 FL 34 45
7 TE 34 43
8 KA 34 43
9 VL 34 38
10 LU 34 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5714
mod_vvisit_counterDje8944
mod_vvisit_counterKete jave5714
mod_vvisit_counterTe gjitha7233463

Akademia Vllaznia dy fitore në ndeshjet e rradhës në kampionat

Shtyp pdf

Java e 12-të e kampionateve të moshave ka rezultuar e mbarë për ekipet e Akademisë tonë. Të dy ato kanë fituar pastër ndaj kundërshtarëve të tyre, pikërisht ekipeve të Akademisë së Futbollit,në ndeshjet e luajtura në fushën sportive "Reshit Rusi". Vllaznia U-19 ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndërsa Vllaznia U-17 ka fituar 2-0. Ndeshja e parë ka qenë ajo në mes ekipeve të 17 vjeçarëve. Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë loje, Vllaznia U-17 ka marrë fitoren e rradhës në kampionat. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, e kanë dominuar lojën në të gjitha drejtimet. Në pjesën e parë ka shënuar sulmuesi Sindrit Barbullushi ndërsa në të dytën, autori i golit tjetër ka qenë futbollisti Olsi Mali. Me këtë fitore, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 31 pikëve duke mbajtur sërish vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Ajo ka 10 fitore të arritura, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, me golaverazhin e shkëlqyer prej 33 golash të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Pas këtij takimi, ka nisur ai i 19 vjeçarëve. Rezultati është zhbllokuar që në minutën e dytë kur ka shënuar Fikaj ndërsa më pas kanë shënuar edhe Gruda, Qardaku dhe Lisaj dy herë. Në pjesën e dytë, futbollistët shkodranë e kthyen më tepër në një seancë stërvitore sepse fati i kësaj ndeshje tashmë ishte vendosur. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 vazhdon të ndjekë hapin e dy ekipeve të para, Shkëndisë dhe Partizanit dhe padyshim që në javët e ardhshme pritet një rivalitet i fortë mes tyre. Javën e ardhshme, kuqeblutë do presin në Shkodër skuadrën e kuqe.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al