Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 34 72
2 KU 34 62
3 LU 34 53
4 PA 34 50
5 LA 34 50
6 FL 34 45
7 TE 34 43
8 KA 34 43
9 VL 34 38
10 LU 34 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5700
mod_vvisit_counterDje8944
mod_vvisit_counterKete jave5700
mod_vvisit_counterTe gjitha7233449

Vllaznia humbet edhe ndaj Skënderbeut

Shtyp pdf

Vllaznia nuk ia ka dalë të marrë pikë as me Skënderbeun pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të bëra. Në fund të takimit të luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi" është sigluar rezultati 1-4 në favor të ekipit mik. Një rezultat që në fakt nuk pasqyron atë çfarë ka prodhuar loja në 90 minutat e saj. Ka qenë Vllaznia ajo që ka kaluar e para në avantazh që në '6. Pas një goditje dënimi, Lika kroson në zonë dhe aty Berisha është i saktë në goditjen e tij me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Një gol që sjell entuziasëm në stadium. Në minutën e 19-të Çinari mund të kishte shënuar edhe golin e dytë por përballë portierit Shehi nuk arrin ta çojë topin në rrjetë. Ndërkohë në minutën e 31-të Vangjeli barazon shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1. Në të dytën ka përpjekje të futbollistëve shkodrane për të shënuar golin e dytë. Por gjithçka ndryshon në '61. Arbitri Jorgji akordon me shumë vonesë një 11-metërsh, vetëm pas sinjalizimit të anësorit dhe nga pika e bardhë Lilaj shënon golin e dytë për Skënderbeun. Vllaznia sërish përpiqet, kërkon me ngulm të barazojë por nuk ia del. Si rrjedhojë e një kundërsulmi, është sërish ekipi mik që shënon golin e tretë në '75 me anë të Muzakës dhe në të 88-ën edhe të katërtin me Xhejms. Përfundimisht 1-4 në favor të ekipit korçar.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al