Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 2 6
2 DI 2 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1176
mod_vvisit_counterDje10793
mod_vvisit_counterKete jave36719
mod_vvisit_counterTe gjitha8376979

Akademia Vllaznia, dy fitore në ndeshjet e rradhës ndaj Portos

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë arritur dy fitore në ndeshjet e rradhës ndaj ekipeve respektive të Portos. Takimet e luajtura sot në Lezhë, janë kurorëzuar me suksesin e ekipeve shkodrane, teksa 17 vjeçarët kanë fituar 2-0 ndërsa 19 vjeçarët kanë fituar me shifrat 2-1. Ndeshja e parë ka qenë ajo e paratërinjve. Edhe në javën e tetë të kampionatit ato kanë arritur të fitojnë. Këtë herë në Lezhë ndaj Portos me rezultatin e pastër 2-0. Për këtë fitore kanë menduar Gjurkaj dhe Asllani. I pari ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes ndërsa tjetri ka shënuar në të dytën. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, me 7 fitore të arritura dhe vetëm 1 barazim ndërkohë që ai nuk e njeh ende shijen e humbje. Edhe golaverazhi i këtij ekipi është i shkëlqyer, me 25 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Një ecuri vërtetë kampionësh megjithatë është herët për të folur për titullin. E rëndësishme është që ky ekip po bën një paraqitje vërtetë të shkëlqyer deri më tani.
Ndërkohë, në ndeshjen e të rinjve, Elmir Lekaj me dygolëshin e tij i ka dhënë fitoren Vllaznia U-19 ndaj Portos. Ai është shndërruar në protagonistin kryesor të kësaj ndeshje me lojën dhe mbi të gjitha me golat që ka shënuar. Vllaznia U-19 me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke qenë sërish në ndjekje të ekipit të Shkëndisë së Tiranës që udhëheq tabelën e renditjes. Ecuria e kuqebluve të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ka patur oshilacionet e veta megjithatë në javët e ardhshme pritet që seria e rezultateve pozitive të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe padyshim që ky ekip do të vazhdojë të ngjitet në renditje derisa të arrijë vendin e parë që është edhe pikësynimi i tij.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al