Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4230
mod_vvisit_counterDje6227
mod_vvisit_counterKete jave24422
mod_vvisit_counterTe gjitha6075634

Reagim i Klubit të Futbollit "Vllaznia"

Shtyp pdf

KF Vllaznia dënon ashpër sjelljen e drejtuesve, futbollistëve dhe tifozëve të ekipit të Erzenit të Shijakut pas përfundimit të ndeshjes së luajtur pasditen e sotme ndaj ekipit tonë B. Goditja e futbollistëve tanë, është një gjest shumë i rëndë që duhet të marrë ndëshkimin e duhur. Lojtarët tanë nuk kanë bërë asgjë tjetër por kanë luajtur futboll dhe kanë fituar.Por nëse kjo nuk i ka pëlqyer kundërshtarit, nuk është faji i tyre. Nëse "Vllaznia B" ka fituar në këtë ndeshje, ka bërë vetëm detyrën sepse është ndërtuar për të qenë i tillë. Për të është investuar jo pak. Ky ekip zhvillon stërvitje të rregullt çdo ditë dhe kuptohet që objektivi i saj është për t'u paraqitur sa më mirë në çdo ndeshje. Kështu ka bërë edhe ditën e sotme dhe për fat të keq, një gjë e tillë nuk është respektuar siç duhet nga kundërshtari. Dhuna e ushtruar ndaj pjestarëve të ekipit tonë është e papranueshme dhe për këtë, KF Vllaznia kërkon që organet përkatëse të marrin masat e duhura ndëshkimore ndaj fajtorëve. Përveç dhunës së ushtruar nga futbollistët dhe drejtuesit, futja e tifozëve në fushë është një gjest shumë i rëndë dhe për këtë arsye, FSHF duhet të japë ndëshkimin e duhur. Futbolli është dhe duhet të jetë "fair-play" por sot në Shijak ka ndodhur ndryshe.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al